Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Zbuluesi i plagjiaturave: Autorja e doktoraturës së Taulant Ballës është një femër nga Rumania
Në kuadër të denoncimeve të tij, studiuesi Vladimir Kola vijuar me publikimin e fakteve të reja ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Kola shkruan se teza e Ballës është shkruar nga një vajzë nga Rumania, e quajtur Oana Mihaela Plumbu. “Kam zbuluar diçka shumë interesante, sepse në dokument nuk rezulton si autor Taulant Balla, por rezulton Oana Mihaela Plumbu. Për të kuptuar këtë gjë, procedura që duhet të bëni është kjo: 1) shkarkoni dokumentin; 2) hapni dokumentin; 3) pasi e keni hapur në PDF shkoni te FILE; 4) pastaj shkoni te PROPERTIES; 5) kur shtypni properties, iu del autorja Oana Mihaela Plumbu”, shkruan ai.
Kola ka denoncuar doktoraturat plagjiature te disa deputeteve, si: Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Ogerta Manastirliu apo edhe Monika Kryemadhi.
Statusi i plotë:
Një pyetje për deputetin z. Taulant Balla
(në Tezën e z. Balla del autore një femër).
Siç e mund ta dini Tezën e doktoraturës së zotit Taulant Balla, unë nuk e kam verifikuar dhe krahasuar (atë që pati publikuar Taulant Muka, më 19 dhjetor 2018 ia pati dërguar Alfonc Rakaj,
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=853559195035393&id=822964028094910&__tn__=-R )
Nuk verifikova dhe krahasova, sepse Teza e doktoraturës e z. Balla, në internet nuk gjendej e plotë, por vetëm një sintezë (përmbledhje), kështu që nuk mund ta verifikoja tërë tekstin.
Gjithsesi, në dokumentin PDF ku është sinteza e Tezës së doktoraturës së zotit Taulant Balla të cilin mund ta shkarkoni këtu http://phdthesis.uaic.ro/…/Balla,%20Taulant,%20The%20reform…
kam zbuluar diçka shumë interesante, sepse në dokument nuk rezulton si autor Taulant Balla, por rezulton Oana Mihaela Plumbu.
Për të kuptuar këtë gjë, procedura që duhet të bëni është kjo: 1) shkarkoni dokumentin; 2) hapni dokumentin; 3) pasi e keni hapur në PDF shkoni te FILE; 4) pastaj shkoni te PROPERTIES; 5) kur shtypni properties, iu del autorja Oana Mihaela Plumbu.
Kjo gjë ndodh sepse personi që ka qenë duke shkruar dokumentin, i ka vënë emrin e autorit, ose kur dokumenti ka qenë në Word ose më vonë kur dokumenti ka qenë në PDF, me programin Adobe Acrobat. Gjithsesi, dokumenti në fjalë është modifikuar herën e fundit më 17 nëntor 2015.
Unë nuk di t’ju them nëse atë dokument e ka shkruar apo jo Oana Mihaela Plumbu, por di t’ju them me siguri të plotë se në dokument te properties del emri i saj dhe jo i Taulant Ballës.
Po kush është Oana-Mihaela Plumbu? Nga siti linkedin.com rezulton se edhe Oana-Mihaela Plumbu (është shumë e mundur të jetë ajo) ka mbaruar masterin në “International Business”, në vitin 2012, në të njëjtin Universitet ku zoti Balla ka mbrojtur doktoraturën, domethënë në "Alexandru Ioan Cuza" Iasi, Romania
https://uk.linkedin.com/in/oana-mihaela-plumbu-178251a1
Pyetja për zotin Balla është kjo: ç’lidhje ka Oana-Mihaela Plumbu me Tezën tuaj të doktoraturës dhe përse del emri i saj në dokumentin PDF të sintezës së Tezës suaj që gjendet në sitin e universitetit ku ju keni mbrojtur doktoraturën?