All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zbutje e masave, por rregulla të rrepta/ Gjermania po kërkon mbajtjen e maskave me detyrim

Zbutje e masave, por rregulla të rrepta/ Gjermania po kërkon mbajtjen
All - Paragraf - 1

Frika nga infektimi nga koronavirusi në Gjermani po ulet dukshëm. Këtë e tregon edhe zbutja e masave kufizuese, por me detyrim mbajtjen e maskave mbrojtëse.

All - Paragraf - 3

Sipas një studimi të bërë nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut (BfR) në Gjermani përqindja e të anketuarve që kanë frikë nga një infeksion i mundshëm ra këtë javë në 26 përqind. Javën e kaluar ajo ishte 40 përqind.

Sidomos të rinjtë mendojnë se rreziku i virusit të ri për shëndetin nuk është dhe aq i madh.

Pas lajmeve për zbutjen e masave kufizuese për shkak të epidemisë së Coronës kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, Armin Laschet, mendon se Gjermania do të përballet me një fazë të gjatë kufizimesh për shkak të krizës së Coronës. Për revistën “Der Spiegel” ai tha:

“Ne nuk do të jemi në gjendje ta vazhdojmë jetën tonë të mëparshme dhe se mbajtja e distancës dhe masat mbrojtëse do të vazhdojnë të jenë standardi i jetës sonë të përditshme.”

Maska me detyrim në mjetet e transportit publik

Për këtë arsye edhe lande të ndryshme të Gjermanisë zbutjen e masave kufizuese, po e shoqërojnë me detyrimin për mbajtjen e maskave, kur qytetarët përdorin mjetet e transportit publik. Landi Mecklenburg-Vorpommern ndoqi shembullin e Saksonisë edhe përdoruesit e tramvajeve, metrove, autobusëve ose taksive në këto lande janë të detyruar të mbajnë maska që mbulojnë gojën dhe hundën, ose si alternativë mbrojtje mund të mbajnë edhe shall. Sa u përket blerjeve në dyqanet me pakicë mbajtja e maskave rekomandohet me forcë, por nuk është e detyrueshme.

Të fundit