Zë kritik i partisë në qeveri, vritet në atentat mafioz biznesmeni serbo-boshnjak

Biznesmeni serbo-boshnjak Slavisa Krunic është ekzekutuar në një atentat mafioz shkruajnë mediat lokale.

Slavisa Krunic, i cili është pronar i disa bizneseve, përfshi dhe një firmë sigurie private, është vrarë në makinën e tij dje teksa po shkonte në banesë në qytetin Banja Luka në Bosnje.

Edhe truproja dhe një prej sulmuesve është vrarë. Ndërkohë shoferi ndodhet në gjëndje të rëndë njofton policia.

Krunic njihej si zë kritik i partisë në qeveri. Disa vite më parë ai publikisht deklaroi se kërcënohej nga dikush që dilte çdo ditë në skenën politike për të shitur bizneset e tij.

Policia ka identifikuar ekzekutorin si një vrasës serial i cili ishte dënuar më përpara me 11 vite burg për vjedhje dhe grabitje. Ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.