Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
‘Zëdhënës i kazanit’/ Pandeli Majko kërkon nga ‘Zëri i Amerikës’ që ta mirëkuptojë Edi Ramën
Pandeli Majko, ministër për Diasporën, ka dhënë një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ ku ndër të tjera ka kërkuar nga kjo media që të mirëkuptojë kryeministrin Edi Ramën, i cili e quajti zëdhënës të kazanit mediatik shqiptar.
Majko u mundua të justifikojë Ramën duke thënë se është ‘antikonformist’.
“Për mënyrën si u shpreh për ‘Zërin e Amerikës’, unë kam rezervat e mia. Por besoj se në të tilla rastet mirëkuptimi është gjëja më e veçantë që ky ekip duhet të ketë me politikën shqiptare. Edi Rama është antikonformist dhe në raport me gazetarët, ai është më shumë gazetar sesa politikan”, deklaroi ministri Majko.
Sulmi i kryeministrit Rama ndaj ‘Zërit të Amerikës’ erdhi pasi kjo media publikoi dokumenta nga dosja ‘339’ e Prokurorisë, ku konfirmohet ndërhyrja e bandave kriminale në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste.