Flash News

KRYESORE

Zëdhënësi i Presidentit reagon sërish ndaj Dvoranit: Ruaj qetësinë e mblidh mendjen

Pas përgjigjes së Dvoranit lidhur me sqarimin e Presidencës për bllokimin e KED, ka reaguar sërish Presidenca.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi shkruan në Facebook se Reformën në Drejtësi nuk e ndal dot askush, ndërsa i kërkon kreut të KED që të ruajë qetësinë e të mos dëmtojë provat.

Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen!

Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!

Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë!

Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma!

Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!

Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot!

Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin!

Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!”, shkruan Blushi.

Të fundit