Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Zëdhënësja e Berishës detyron Top Channel të fshijë lajmin, por nuk ndalet me kaq: Nuk mjafton ky veprim...
Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka denoncuar një lajm sipas saj, të rremë, të publikuar nga televizioni Top Channel.
Ky televizion pretendonte se Berisha ka shtar masat e sigurisë, por për Mëhillin ky lajm është tërësisht i pavërtetë.
“Sipas një lajmi të rremë të Top Channel, ish kryeministri Berisha "është shfaqur të enjten në çadër me masa të shtuara të sigurisë personale". Lajmi është tërësisht i pavërtetë dhe i denjë vetëm për një media të keqpërdorur nga Edi Rama”, ishte reagimi i parë i zëdhënëses.
TCH ka vepruar pas denoncimit duke e fshirë lajmin, por Mëhilli shkruan se ky veprim nuk është i mjaftueshëm. Ajo kërkon që televizioni të përgënjeshtrojë lajmin e publikuar për Berishën.
“Në faqen web të Top Channel nuk e gjej më lajmin për masat e shtuara personale për Berishën. Ndoshta e kanë hequr. Nëse e kanë hequr, kjo nuk mjafton. Standardi i gazetarisë kërkon që lajmi të përgënjeshtrohet”, shkruan Mëhilli.