Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e Berishës-Henri Çilit: Nëse do kishim kaluar ligjin klientelist, UET-it do i vije emrin e Argitës

Zëdhënësja e Berishës-Henri Çilit: Nëse do

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka reaguar për shkrimin e publikuar nga administratori i UET, Henri Çili. Çili shprehej se dikur universiteti që Berisha e quan “Universiteti Kristaq Rama”, quhej nga socialistët si “Universiteti i Argitës”, vajza e ish-kryeministrit.

Sipas Mëhillit, nëse Berisha do të kishte pranuar të kalonte “ligjin klientelist”, Çili do ishte gati t’i vinte UET-it emrin e Argitës.

“Lexoj Çilin dhe nuk di ç'të bëj, të qesh apo të qesh me të madhe. Di vetëm, që nëse Berisha do kishte pranuar t'ia kalonte ligjin klientelist, Çili do ishte gati t'i vinte UET-it, jo vetëm emrin e Argitës, por emri i gjyshit të doktorit do i dukej emri më i bukur në botë për një universitet”, shkruan zëdhënësja e Berishës.

Henri Çili i përgjigjet Berishës: Ke braktisur idetë e djathta për ato të komunistit Artan Fuga

Të fundit