Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e PD i përgjigjet Spiropalit: Saimir Tahiri nuk është “plagë e vjetër”, por plaga e hapur e Shqipërisë

Zëdhënësja e PD i përgjigjet Spiropalit: Saimir Tahiri nuk

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas përpjekjes së zëdhënëses së PS, Elisa Spiropali, për ta paraqitur skandalin e Saimir Tahirit si pjesë e ‘qeverisë së vjetër’ dhe që nuk ka lidhje me ‘qeverinë e re’.

Zhupa thekson se Tahiri nuk është peshku i madh, por është peshku i vogël para Edi Ramës, të cilit gjithashtu po i vjen radha. Sipas Ina Zhupës, Tahiri nuk është ‘plaga e vjetër’, por plaga e hapur e Shqipërisë që është kthyer në hambar droge.

Reagimi:

Ne janar 2016 ka qene nje nga 140 denoncimet publike per lidhjen me trafikantet e droges te Tahirit, per makinen e Tahirit ne sherbim te tyre, per kusherinjt e tij qe trafikonin me lejen dhe mbrojtjen e tij. Qe atehere me fakte denonconim Sajmir Tahirin, ate qe sot po i hapet cikli i dhenave nga nderkombetaret.

Po Tahiri nuk eshte peshku i madh, eshte peshku i vogel para Rames qe po i vjen rradha. Nuk eshte as "plage e vjeter" sic e quajne koleget e tij te PS, por eshte plage e hapur e Shqiperise qe eshte kthyer hambar droge dhe skene krimi.

Basha thirrje Adriatik Lllallës: Mos e tako, por arrestoje!

Të fundit