Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e PD: Rama fsheh pasurinë prej sheiku në Surrel

Zëdhënësja e PD: Rama fsheh pasurinë prej sheiku në

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në deklaratë për mediat akuzoi kreun e qeverisë, pasi sipas saj, ky i fundit duhej të ishte në pranga për fshehje pasurie.

Zhupa u shpreh se Rama po fsheh jetën e shtrenjtë prej sheiku që bën në Surrel, duke vjedhur shqiptarët çdo ditë.

“Shqiptarët do të shohin sot në parlament një qeveri të kalbëzuar, ku shefi i saj duhet të ishte në pranga për fshehje pasurie. Ai nuk ka justifikuar vilën super luksoze në Surrel dhe ka përdorur gruan.Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit që oxhaku nuk i përkiste atij. PD po provon sot me dokumente zyrtare që po përpiqet për të fshehur pasurin e tij dhe jetën prej sheiku duke zhvatur popullin shqiptar.

Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur  pasurinë e tij, por ka urdhëruar që edhe tatimet të qëndrojë larg nga studioja ku punon.  Ka ardhur koha, që Rama të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve”, u shpreh Zhupa.

Të fundit