Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në deklaratë për mediat akuzoi kreun e qeverisë, pasi sipas saj, ky i fundit duhej të ishte në pranga për fshehje pasurie.
Zhupa u shpreh se Rama po fsheh jetën e shtrenjtë prej sheiku që bën në Surrel, duke vjedhur shqiptarët çdo ditë.
“Shqiptarët do të shohin sot në parlament një qeveri të kalbëzuar, ku shefi i saj duhet të ishte në pranga për fshehje pasurie. Ai nuk ka justifikuar vilën super luksoze në Surrel dhe ka përdorur gruan.Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit që oxhaku nuk i përkiste atij. PD po provon sot me dokumente zyrtare që po përpiqet për të fshehur pasurin e tij dhe jetën prej sheiku duke zhvatur popullin shqiptar.
Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur pasurinë e tij, por ka urdhëruar që edhe tatimet të qëndrojë larg nga studioja ku punon. Ka ardhur koha, që Rama të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve”, u shpreh Zhupa.