Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e PD-së i nxjerr videon e mashtrimit Veliajt: Asnjë ndërhyrje nga Bashkia

Zëdhënësja e PD-së i nxjerr videon e mashtrimit Veliajt:

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një video të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili premton ndërtimin e parkut të Liqenit të Vaqarrit në 2015-n. Mirëpo, në fakt, tre vite pas premtimit të Veliajt, gjendja në Liqenin e Vaqarrit është shumë e mjerueshme.

Reagim i i Ina Zhupës:

Erion ku janë 5 parqet për Tiranën? Apo janë shndërruar në 6 kulla tek teatri?!

Veliaj erdhi me premtimin për parqe dhe po "mbjell" vetëm kulla. Ndërkohë që shqetësohet për të mbajtur premtimet të Fusha sh.p.k dhe oligarkët e tjerë, atij nuk i interesojnë premtimet që ka mbushur ekranet e qytetarëve.

Edhe në liqenin e Vaqarrit mashtroi në vitin 2015 siç mashtroi në Kashar që do t’i kthente në parqe turistike si atraksion për turistët dhe më shumë investime dhe përfitimin për banorët e zonës. Veliaj ka shkuar disa herë për të bërë propagandën e mbjelljes së pemeve , ku në fakt zona e liqenit të Vaqarrit ka nivel të lart pyllëzimi natyral . Veliaj vetë shprehet në video që ka 97 mijë pemë zona rreth e rrotull liqenit dhe përsëri bën propagandë sikur po bën mbjellje aty ku nuk ka nevojë (shikoni videon)

Pavarësisht premtimit, e verteta është që në liqenin e Vaqarrit nuk është kryer asnjëherë ndërhyrje nga Bashkia e Veliajt. Aty ka mungesë infrastrukture për të shkuar në liqenin e Vaqarrit, ndërkohë që vetë liqeni është i ndotur dhe me mbeturina në sasi të mëdha. Aty ka parcela në pronësi private, me pronarët e së cilave administrata e bashkisë nuk ka komunikuar për idenë e projektimit të një parku publik. Mesa duket ka qënë vetëm mashtrimi i rradhës dhe as nuk ka pasur as mendimin për të realizuar një projekt të tillë, që do ju shërbente shumë banorëve por edhe Tiranës në përgjithësi për zhvillim. Në video shikoni gjëndjen e liqenit të Vaqarrit që për çudi dhe në këtë gjendje guida e Tiranës e bërë nga agjencia e Blendi Gonxhes e ka klasifikuar si destinacion turistik!!!

Të fundit