Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e PD i uron ditëlindjen kryedemokratit: Lulzim Basha shpresa për një Republikë të re

Zëdhënësja e PD i uron ditëlindjen kryedemokratit: Lulzim

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa duket mjaft entuzjaste teksa uron përmes rrjeteve sociale ditëlindjen kryedemokratit Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Zhupa i uron 43-vjetorin Bashës teksa e quan shpresa e shqiptarëve për një Republikë të re dhe për të ardhme europiane.

“Vota e shqiptareve do na jap mundësinë që projekti i Bashës për Shqipërinë të kthehet realitet” shkruan Zhupa.

Statusi i Ina Zhupës:

Moment gezimi eshte ditelindja e njeriut qe eshte shpresa e shqiptareve per nje Republike te Re, per nje te ardhme europiane.

Sot eshte 43 vjetori i Lulzim Bashes dhe facebook eshte kthyer ne nje liber urimesh, ku cdo shqiptar uron kryeministrin e ardhshem.

Ska se si mos ti uroj nga zemra vetem lumturi, suksese dhe fitore. Jam me fat qe jam pjese e ekipit te tij.

Ne 4 vite opozite kemi kaluar shume por te gjitha sfidat jane mbyllur me fitoren e Lulzim Bashes per shqiptaret. Tashme jemi ne momentin ku vota e shqiptareve do na jap mundesine qe projekti i Bashes per Shqiperine te kthehet realitet.

 

 

Të fundit