Zëdhënësja e Sali Berishës tregon se është kushërirë me Ramën: Nuk e kam ndjesi të veçantë

E ftuar dje në “E diell” në Top Channel ka qenë zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli. Konferenca e parë e saj në PD ka qenë në vitin 2007, në zgjedhjet lokale të atij viti. Erla vazhdon të jetë zëdhënëse e ish-kryeministrit Berisha por tashmë është shumë pak aktive në jetën publike.

Ajo ka treguar një detaj shumë interesant: që është kushërirë me Edi Ramën. Mirëpo, por ky fakt  nuk i intereson shumë Erlës e cila u shpreh duke thënë se:

“Të kesh kushëri Ramën është rastësi, të punosh me Berishën është meritë. Nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë që jam kushërira e tij sepse nuk e kam njohur personalisht. Po ta kisha njohur ndoshta mund të kishte qenë pak e sikletshme. Duke qenë se ai në një pasazh të librit kurbani e ka përmendur këtë fakt kam përshtypjen se më shumë e ka ndjerë ai, sesa unë.”