Flash News

KRYESORE

Zef Deda feston 67 vjetorin

 Zef Deda është një nga aktorët e humorit që i ka dhënë skenës dhe publikut aq shumë dashuri dhe argëtim, saqë është e vështirë dhe gati gati e pamundur të gjesh dikë që nuk ia don batutat dhe humorin e ëmbël shkodran. Çdo aktor humori do t’ja kishte zili Zef Dedës dashurinë që i ka dhënë publiku atij, që nga bashkëmoshatarët e tij dhe deri tek brezat më të rinjë që ushehen me artin e tij. Sot ai ka festuar 67 vjetorin e lindjes i rrethuar nga familja e tij e cila duket se është e destinuar të ”prodhojë” vetëm artistë. Nëpërmjet një postimi në facebook ai shpreh gjithë mirënjohjen e tij për familjen e tij dhe publikun që e ka mbështetur në gjithë karrierën e tij e deri më sot.

“Sot 67 vjeç. 

Jam i qete dhe krenar. Sot kam afer nje bashkeshorte te mrekullueshm, nje familje te madhe e te shendetshme, dy mbesa dhe nje nip qe ma shtojne jeten dhe sigurisht ju kam ju te gjitheve o miqte e mi, qe ma zbukuruat kete ditelindje me fjalet e mira. Jeni te gjithe shume te mire, une ju jam mirenjohes. Gezofshi edhe ju ne familjet tuaja. Respekte dhe shume faleminderit”, shkruan Zef Deda.

Të fundit