All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zekthi analizon PD e Lulzim Bashës: I mungon aleanca e gjerë me shoqërinë dhe jo përfaqësuese

All - Paragraf - 1

Analisti Fitim Zekthi është i pakënaqur me qasjen e opozitës ndaj qytetarëve që kur ajo la pushtetin në zgjedhjet e 2013. Ai priste më shumë reflektim, veçanërisht nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të le te kuptohet se nuk ka bërë një aleancë të gjërë me shoqërinë dhe se pranë vetes nuk ka njerëz përfaqësues.

All - Paragraf - 3

“Opozita shqiptare, nga 2013 deri sot nuk e ka bërë refleksionet e duhura. Ti mund të kesh qeverisur në mënyrë të shkëlqyer, por e ke lënë pushtetin, ndaj ti nuk mund të rrish aty dhe të thuash që do të rikthehem në qeverisje kështu siç jam. Pra, në gjykimin tim, opozita nuk e ka bërë siç duhet refleksionin e saj. Sigurisht, ka lëvizje por duhet të ishin më domethënëse. Opozita do të duhej të kishte bërë një aleancë më të gjërë më shoqërinë. Të përfaqësohej nga individë që janë më shumë përfaqësues për shoqërinë sepse politika kështu funksionon, me lëvizje”, analizon Zekthi që shton me tej se opozita ka qenë gjithnjë nën presionin e veprimeve jo demokratike të qeverisë.

“Qeveria shqiptare jo sot po që në 2013 ka bërë veprime jo shumë demokratike, të cilat janë shumë. Pati 83 mandate deputetësh, bleu njërin, nga PR, bëri 84. Bleu një tjetër, 85. Njerëzit nuk i kishin dhënë zotit Rama më shumë se 83 mandate. Nuk i kishin dhënë vota për të bërë reforma me shumicë të cilësuar. Shkoi në 90 mandate. Gjithë kjo shumicë votash ushtroi presion. Bëri reformën administrative, bëri BKH-në, u rrëzua statusi i nëpunësit civil. Këshilltarja juridike e zotit Rama i ka thënë Gjykatës Kushtetuese, kur e ka pyetur kryetari a mund të rrëzoni me akte normative ligjin me shumicë të cilësuar, ajo ka thënë ne mund të ndryshojmë Kushtetutën me akte normative. Pra për zotin Rama, Kushtetuta e Shqipërisë mund të ndryshojë me një vendim qeverie”, evidenton ai.

Për Zekthin, mungesa e përfaqësimit të opozitës në pushtet vendor nuk përbën problem, pasi pushteti lokal nuk ka peshë në jetën politike. Në këndvështrimin e tij, pushteti lokal shërbën më shumë për të promovuar kryebashkiakët dhe se nuk e bën vendin as më shumë as më pak demokratik.

“Duhet te biem dakord qe pushteti vendor, sidomos në Shqipëri nuk ka ndonje rol te madh në qeverisjen e vendit. Pra, politikat apo vendimarrrjet nuk e ndryshojne jeten e vendit, nuk ka ndikim ndryshimi i kryetarit të Bashkisë së Shkodrës apo Durrësit. Nga pikëpamja politike, Shqipëria nuk qeveriset nga pushteti vendor. Pra, Rama nuk eshte bere as me i fortë as më di dobët. Me gjithë rrespektin që kemi për kryebashkiakët, pushteti vendor është thjeshtë për të avancuar karrierat e ndonjë kryebashkiaku ose për t’iu dhënë mundësinë për tu promovuar. Kështu që nuk është ndonjë dramë e madhe, ndërsa drejtësia është gjë tjetër. Opozita duke mos qenë në pushtetin vendor, nuk ka hequr dore nga ndonjë pushtet që e ndihmon të rregullojë apo të dobësojë vendin. Pra, nuk e bën as më pak as më shumë demokratike Shqipërinë pushteti vendor”, përfundoi Zekthi.

https://www.youtube.com/watch?v=a7NCIWVEmbs

Të fundit