Flash News

KRYESORE

Analisti: Rama kërkon të ruajë pushtetin. Arrestimi i Bashës një gjë e vogël për të

Analisti: Rama kërkon të ruajë pushtetin. Arrestimi i Bashës

Analisti Fitim Zekthi ka paralajmëruar arrestimin e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, pasi kjo do të ishte një zgjidhje për Ramën dhe ai herët apo vonë do të shkojë drejt këtij akti. Sipas Zekthit, Rama dhe partia e tij janë përpara dy zjedhjeve; ose të shkojnë në zgjedhje të vetëm duke krijuar kushtu regjimin njëpartiak me një opozitë kukull të krijuar nga ai vetë, ose duhet të tërhiqet dhe të humbë pushtetin. Përpara këtyre dy zgjedhjeve, analisti thotë se Rama është e sigurtë që do të zgjedhë ruajtjen e pushtetit.

"Ai në fakt ka hyrë në atë rrugë. Menyra se si fitoi pushtetin, marrëveshjet që bëri, mënyra se si thirri në ekip njerëz të botës së trafikut të drogës, mënyra se si po qeveris ekonominë kombëtare, mënyra se si trajton prokurorinë dhe mënyra se si mbron Tahirin, Dakon, mënyra se si mban pushtetin duke krijuar një mekanizëm gjigand elektoral ku kuti votimi pas kutie votime kontrollohet procesi me njerëz të botës së trafikut dhe të qeverisë duke blerë mjaftueshëm vota, tregojnë se ai nuk kthehet më pas nga ajo rrugë. Në këtë pikë thirrja i pandehur i kryetarit të opozitës është një gjë e vogël”, thotë Zekthi.

Analisti shkon edhe më tej duke parashikuar se Basha mund të pësojë fatin e krerëve të opozitës në Venezuelë dhe Burma.

Postimi i plotë i Zekthit:

 

Arrestimi i Bashës do të ishte një zgjidhje për Ramën, herët apo vonë ai do të shkojë drejt këtij akti.

Në krizën e plotë në të cilën është Rama dhe qeveria të cilët ose duhet të shkojnë në zgjedhje të vetëm dhe më pas të nisin të konsolidojnë regjimin një partiak me parti opozitare të krijuara nga ai vetë ose duhet të tërhiqet dhe të humbë pushtetin, me siguri që ai do të zgjedhë të parën.

Ai në fakt ka hyrë në atë rrugë. Menyra se si fitoi pushtetin, marrëveshjet që bëri, mënyra se si thirri në ekip njerëz të botës së trafikut të drogës, mënyra se si po qeveris ekonominë kombëtare, mënyra se si trajton prokurorinë dhe mënyra se si mbron Tahirin, Dakon, mënyra se si mban pushtetin duke krijuar një mekanizëm gjigand elektoral ku kuti votimi pas kutie votime kontrollohet procesi me njerëz të botës së trafikut dhe të qeverisë duke blerë mjaftueshëm vota, tregojnë se ai nuk kthehet më pas nga ajo rrugë. Në këtë pikë thirrja i pandehur i kryetarit të opozitës është një gjë e vogël.

Në këtë pikë po mendohet të paktën arresti shtëpiak për Bashën. Me siguri këtë do të bëjë me kalimin e ditëve kur gjendja të bëhet më rëndë dhe kur nevoja për të konsoliduar pushtetin e ri me opozitë të sajuar përballë protestave të opozitës do të bëhet lebetitëse.

Në fakt Lopez në Venezuele është në arrest shtëpiak, Aung Siu Kii në Burma ka qenë për shumë vite në arrest shtëpie etj…Me të vërtetë arrestimi i Bashës do të ishte një zgjidhje… Në këtë pikë veprimet nuk i bën më Rama, është thjeshtë rruga që të çon tek ato.

Të fundit