Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zekthi: Si Berisha dhe Basha, nëse do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme e ai humbet, do të japë dorëheqjen
Fitim Zekthi ishte një ndër kanditatët për anëtar të Kryesisë në PD. Kandidat ishte dhe Ervin Salianji, i cili ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tij brenda PD, pasi për 1 votë humbi mundësinë për të qenë anëtar i kryesisë.
I ftuar në studion e “Top Talk”, i pyetur për vendimin e Salianjit, analisti dhe opinionisti Fitim Zekthi dorëheqjen e tij e konsideroi një akt force, e si e tillë duhet vlerësuar.
“E kam thënë që në 1997-n, nëse do të mbahen zgjedhje të lira e ndershme, Berisha do të japë dorëheqjen. Edhe Basha nëse në Shqipëri do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme e ai do të humbë do të japë dorëheqjen. Të mbash përgjegjësi nuk është akt dobësie, por akt force”, u shpreh Zekthi.