Zemani flet kot, sepse qeveria çeke nuk sheh arsye për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Koment i agjensisë Beta

Ministri çek i punëve të jashtme Tomas Petshiçek deklaroi sot se nuk sheh ndonjë arësye për të cilën Çekia të tërheqë njohjen e Kosovës, porse, megjithëse nuk sheh ndonjë shkak për diskutim në lidhje me këtë çështje, me shumë dëshirë do të bisedojë me Presidentin çek Millosh Zeman që dëshiron të inicojë çështjen e tërheqjen se njohjes së Kosovës nga ana e Çekisë sepse nuk e don Kosovën.

„Megjithëse në këtë moment nuk shoh ndonjë arsye për një debat të tillë, sepse situata në Ballkan nuk ka ndryshuar kurrsesi, me shumë dëshirë do të bisedoj me Presidentin në lidhje me mendimin e tij. Çekia mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor, pra edhe të Serbisë në rrugën e tyre për në BE. Kosovën e kemi njohur de jure në vitin 2008 dhe është në interesin e sigurisë dhe transparencës së politikës tonë të jashtme të mos ndryshojmë asgjë në këtë drejtim“- i deklaroti Petshiçeku gazetës çeke „Pravo“.

Kryetari i dhomës së përfaqësuesve të parlamentit çek Radek Vondraçek me rastin e deklaratës së Zemanit deklaroi se Presidenti çek vetëm se ka bërë publik mendimin e tij që e përaqet prej kohësh dhe e kupton se Çekia duhet të mbështetë dialogun dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se për këtë duhet të bisedojnë zyrtarët çekë në takimin për të cilin ka folur Zemani në Beograd, takim i cili do të mbahet pas një muaji.

„Tërheqja e njohjes është çështje e çdo shteti sovran, po ashtu si edhe njohja. Por nuk shoh që ndonjë gjë e tillë do ta ndryshonte ose do ta zgjidhte problemin e Kosovës“, porositi shefi i dhomës së ulët të parlamentit, antar i partisë në pushtet Radek Vondraçek.

Kryetari i dhomës së lartë të parlamentit-Senatit, Jarosllav Kubera tha sot se nuk ka për tu zhilluar kurrfarë debati në lidhje me këtë temë dhe se këtë deklaratë Presidenti Zeman e ka bërë që t’u hyjë në qejf serbëve, por në realitet nuk ka ndonjëfarë fuqie që të bëjë diçka në lidhje me këtë çështje.

Për këto çështje ai ka vetëm rol ceremonial dhe dhe për politikën e jashtme nuk pyetet kryetari i shtetit por qeveria, deklaroi sot në Beograd është ministri çek i punëve të brendshme Jan Hamaçek i cili është gjithashtu edhe antar i delegacionit që shoqëron Zemanin në Beograd.

„Qëndrimi i presidentit është i njohur prej një kohe të gjatë. Politika e jashtme është kompetencë e qeverisë. Për njohjen ka vendosur qeveria e drejtuar nga Mirek Topolanek. Çfarëdo lloj hapash të tjerë që të ndërmerren janë në kompetencë të qeverisë“- tha Hamaçeku.

Unioni kristian-demokrat opozitar- Partia popullore çeke nuk ka asgjë kundër që të inicohet diskutimi mbi njohjen e Kosovës, sepse në kohën kur qeveria çeke e pati njohur Kosovën demokristianët ishin kundër.

„Partia ishte e vetëdijshme se kjo është një temë shumë delikate dhe e ndjeshme. Është shumë pikante kjo për gojën e Presidentit të sotëm, sepse kur ai ishte kryeministër, pati rënë dakord që anatarët e NATO-s të bombardonin Beogradin pikërisht për shkak të Kosovës. Nuk e di nëse këtë deklaratë mund ta shoh si njëfarë ndjese drejtuar popullit serb për atë që ai i ka bërë në të kaluarën“- tha Kryetari i Komisionit për çështjet europiane në dhomën e ulët, demokristani Ondzhej Beneshik.

Lideri i radikalëve nacionalistë çekë nga partia opozitare Slloboda-demokracia direkte, Tomio Okamura, mbështet iniciativën e Zemanit dhe shton se partia e tij ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës.

„Është e nevojshme të shqyrtohet përsëri ky vendim i qeverisë i cili në të kaluarën njohu Kosovën. Ne mendojmë se Çekia nuk duhej ta kishte njohur të ashtuquqajturin shtet i cili lindi në themelet e përfaqësuesve të organizatës terroriste“- deklaroi Okamura për shërbimin publik çek ÇT.

*Perktheu per Politiko.al: Xhelal Fejza