Flash News

KRYESORE

"Zemërimi i studentëve shqiptarë për tarifat e larta", mediat e huaja pasqyrojnë protestën

Mediat e huaja kanë shkruar për protestën që po zhvillojnë studentët shqiptarë për anulimin  tarifave për provimet e mbartura, përgjysmimin e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit.

New York Times e hap me titullin: "Studentët shqiptarë kërkojnë ulje të tarifave për shkollim"

Mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar rrugën kryesore në kryeqytet, Tiranë, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen. 

The Washington Post

Shkruan se studentët do të vazhdojnë protestat derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

Abc News po ashtu shkruan për protestën duke theksuar se studentët kërkojnë përgjysmim të tarifës së shkollës dhe përmirësimin e kushteve si dhe heqjen e tarifës për provimet e mbartura.

The Washington Times ka bërë po ashtu të njëjtin shkrim për protestën, i marrë nga Associated Press.

BalkanInsight

Zemërimi i studentëve për tarifat e larta të studimit 'shkund' Shqipërinë.

Studentët në të gjithë vendin janë mbledhur kundër lëvizjeve të qeverisë shqiptare për të bërë arsimin e lartë edhe më të shtrenjtë, në protestën më të madhe që vendi ka parë gjatë viteve.

Mediat e huaja i janë referuar për agjencisë “Associated Press” për protestën e studentëve.

Të fundit