Flash News

KRYESORE

"Zemra e nevrikosur" e Veliajt, personalizimi i këmishave të kryebashkiakut në prag fushate

Erion Veliaj dëshiron të qëndrojë në kreun e bashkisë së Tiranës edhe për një mandat tjetër, ndaj ai do garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Që pas publikimit të emrit të tij, që e konfirmuan rikandidimin e tij për Bashkinë  Tiranës, është parë me këmisha të personalizuara.

Pa asnjë dizenjo të veçantë por "casual", këmishat e tij kanë në të majtë një zemër të qëndisur me dy sy (si emoji) që të japin përshtypjen herë të nevrikosur e herë të habitur.

Në "Kongresin e PS", në premierën e filmit "Dy gisht mjaltë", në përqafimet falas të qytetarëve e në takime të tjera me qytetarët, Veliaj por përdor këtë "emoji" të qëndisur në këmishat e tij, herë e kuqe dhe herë e zezë.

Të fundit