Flash News

KRYESORE

“Zemra mal”, Dua Lipa nuk i fsheh emocionet për golat e Xhakës dhe Shaqirit

Dy golat e shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por në të gjithë botën.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa reagoi menjëherë pas ndeshjes duke publikuar në ‘InstaStory’, fotot e dy futbollistëve me origjinë shqiptare duke festuar me simbolin e shqiponjës.

Por Dua nuk është ndaluar me kaq sepse emocionet i ka shfaqur edhe në një koment që ka bërë në foton e publikuar nga babai i saj në Instagram, Dukagjin Lipa. “Zemra mal”, shkruan në shqip Dua në foton Xhakës dhe Shaqirit, duke treguar edhe njëherë mbështetjen e madhe për futbollistët që përfaqësojnë Zvicrën në Kupën e Botës.

Të fundit