Flash News

KRYESORE

Zërat për përdhunimin prishin imazhin e Ronaldos, Juventusi humb 10% në bursë

Zërat për përdhunimin prishin imazhin e Ronaldos, Juventusi humb

Akuzat e modeles amerikane Kathryn Mayorga, me pretendimin se është përdhunuar nga portugezi Cristiano Ronaldo, kanë dëmtuar imazhin e futbollistit dhe si pasojë edhe lidhjen e tij me sponsorat.

Dëmi ka shkuar edhe tek ekipi i Juventusit, ku 33-vjeçari u ble për 100 milionë euro.

Aksionet ekipit torinez kanë rënë me 10% në Bursën e Milanos, ndërkohë që ishin rritur ndjeshëm që prej ardhjes së sulmuesit portugez në “Serie A”.

Kujtojmë se edhe pse Ronaldo i mohoi këto zëra duke thënë se gjithçka ishte “fake news”, në internet u bë virale një video e vitit 2009, ku dukej qartë portugezi duke u argëtuar me modelen amerikane.

Të fundit