Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: Nuk ka negociata për Shqipërinë, mund të hapen vitin tjetër

Zëri i Amerikës: Nuk ka negociata për Shqipërinë, mund

Ndonëse kryeministri Rama është shprehur pozitiv se në prill të këtij viti do të çelen negociatat me BE-në, duket se viti i ardhshëm do jetë vendimtar.

Zëri i Amerikës në versionin boshnjak shkruan se Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat me BE-në këtë vit, por vitin tjetër. Në artikullin shqip, i cili është pothuajse i njëjtë, nuk flitet për data dhe vite. Në Komisionin Europian që pritet të paraqesë strategjinë për zgjerimin me vendet e ballkanit, sipas “Zërit të Amerikës” në seksionin boshnjak,  thuhet se “Shqipëria dhe Maqedonia do të çelin bisedimet e pranimit në 2019-n”.

2019-ta po ashtu, përcaktohet si viti që Serbia dhe Kosova do të arrinjë një marrëveshje për stabilizomin e marrëdhënieve të tyre.

Të fundit