Flash News

KRYESORE

“Zëri i Amerikës”: Ambasada barazoi Tahirin me rastin ‘Elvis Martinaj’

“Zëri i Amerikës”: Ambasada barazoi Tahirin me rastin

‘Zëri i Amerikës’ ka analizuar njoftimin e Ambasadës Amerikane, e cila ndër të tjera kërkonte hetime të thelluara nga Prokuroria e Krimeve te Renda për Tahirin.

Në rarpotim, thuhet se rasti i ish-ministrit të Brendshëm barazohet me rastin e Elvis Martinajt, i lënë në burg nga afat për ngjarjen, ku mbeti i vdekur shtetasi Elvis Gaxhaj në Bllok.

“Në deklaratën e sotme, ambasada e SHBA-ve, shprehet se pret “përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit.” Duke folur për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit e cila la në burg pa afat Ervis Martinajn, ambasada thotë se “presim hetimin e plotë të tij” duke shtuar gjithashtu se “presim që sundimi i ligjit të zbatohet në hetimet në vazhdim për Saimir Tahirin”, thuhet ndër të tjera në analizën e ‘Zërit të Amerikës’.

Tahiri nuk e priti mirë lajmin, teksa reagoi duke theksuar se ambasada ka folur më shumë se ai. /Zeri i Amerikes/

Të fundit