Flash News

KRYESORE

‘Zëri i Amerikës’ analizon ndryshimet në qeveri: Pse i largoi Rama super-ministrat

‘Zëri i Amerikës’ analizon ndryshimet në qeveri: Pse

Zëvendësimi i gjashtë ministrave nga kryeministri Rama është komentuar nga ‘Zëri i Amerikës’.

Kjo media argumenton se vendimi i Ramës erdhi si rrjedhojë e protestës së studentëve, që nxorri në pah pakënaqësitë e mëdha që ekzistonin në vend ndaj mazhorancës.

“Gjysma e ministrave aktualë do ta largohen. Ndryshimet vijnë pas një tronditjeje që qeveria e zotit Rama ndjeu me protestën e studentëve. Ai vetë e pranoi se kjo proteste na ka dhënë diçka që duhet ta ruajmë e ushqejmë. Frymën e reagimit me pakënaqësi të plotë ndaj vetes. Dhe ju ftoj të gjithëve, që dhe ndryshimin e qeverisë, ta shihni si pjesë të një refektimi dhe kapërcimi të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat, në atë të rezultateve që do na çojnë në fitoren e mandatit të tretë”, raporton Zëri i Amerikës.

Vetë Rama, nga ana tjetër u mundua të argumentojë se ndryshimet lidhen më zgjedhjet e ardhshme lokale. “Kërkoj të fitojmë të gjitha bashkitë. Ky është qëllimi i largimit të ministrave”, tha ndër të tjera ai para anëtarëve të asamblesë se Partise Socialiste.

Të fundit