Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës citon “Venecian”: Meta shkeli Kushtetutën

Zëri i Amerikës citon “Venecian”: Meta shkeli

“Zëri i Amerikës” ka publikuar një artikull menjëherë pas daljes së raportit paraprak të Komisionit të Venecias. Duke cituar ekspertët, media amerikane sqaron se në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”.

“Komisioni i Venecias vlerëson se Presidenti Ilir Meta ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese ndërsa vendosi të anullojë 30 Qershorin si datë të zgjedhjeve vendore. Në draft opinionin e tij, një kopje të të cilit e ka siguruar të plotë Zëri i Amerikës, Komisioni megjithatë vëren se sipas tij, nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij.

Në përfundimet e tyre, pasi kanë analizuar me detaje të gjithë rastin, ekspertët e Komisionit theksojnë se “në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Por sipas tyre “edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet””, shkruan VOA.

VOA po ashtu ka publikuar edhe konkluzionet e raporit të Venecias, që do të merren si referencë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga opozita që po heton ligjshmërinë e “30 qershorit”.

Të fundit