Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Zëri i Amerikës: Kajmaku njësoj si Pjetri, edhe ai mohoi akuzat se kishte qenë i dënuar
Zëri i Amerikës ka raportuar për kërkesën që Partia Demokratike,i bëri sot zyrtarisht prokurorisë, ku i kërkoi që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime të arsyeshme se zoti Kajmaku mund të jetë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, pasi mund të ketë qenë I dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia. Kryebashkiaku Kajmaku hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i dënuar apo dëbuar nga asnjë shtet i Bashkimit Evropian
Sipas medias së financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillim edhe ish kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri, njësoj si kajmaku, i mohoi akuzat se ai kishte qenë i dënuar në Itali.
“Mbetet të shihet nëse Partia Demokratike është nisur vetëm nga disa akuza publike, apo si në rastin e ish kryebashkiakut të Shkodrës Valdrin Pjetri, zotëron ndonjë dokument zyrtar ku mbështet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Italia. Por pas publikimit të dokumenteve të autoriteteve gjyqësore italiane nga ana e Partisë Demokratike, u detyrua të japë dorëheqjen javën e shkuar.”, raporton media amerikane.