Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës kritikon Ramën: Mbron Dakon, denoncimet tona i cilëson “llafe kafenesh”

Zëri i Amerikës kritikon Ramën: Mbron Dakon, denoncimet tona i

Zëri i Amerikës ka dhënë të tjera detaje rreth ligjit që  u ndalon hyrjen në ShBA nën dyshimet për korrupsion. Duke cituar burime pranë DASH, VOA raporton se nga viti 2017 deri në sot, mbi 170 zyrtarëve të lartë shqiptarë u është refuzuar hyrja në SHBA, të përfshirë në afera korruptive në vend.

VOA nuk lë pa përmendur edhe mbrojtjen që Edi Rama i ka bërë Vangjush Dakos pas publikimit të përgjimeve në nëntorin e kaluar, ku ai dëgjohej teksa komunikonte me grupin Avdylaj per shit-blerje votash per zgjedhjet e pergjithshme te 2017-ës.

“Në të kaluarën Zëri i Amerikës ka nxjerrë në pah, rastin e hetimeve të Prokurorisë për kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili rezulton të ketë mbajtur kontakte me anëtarët e një grupi të krimit të organizuar, i njohur si grupi i “Avdylajve” që dyshohet të jetë përfshirë në blerje votash në ndihmë të zotit Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017s.

Bisedat e përgjuara telefonike sipas dosjes së prokurorisë tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me qasje pranë disa institucioneve kyçe në Durrës. Zoti Dako i ka mohuar akuzat.

Gjatë një debati në parlament për këtë rast, kryeministri Rama i doli në mbrojtje zotit Dako, duke i quajtur përgjimet “llafe kafenesh”, ndonëse më pas nuk e kandidoi më zotin Dako për zgjedhjet e fundit lokale të 30 qershorit, por pa njohur përgjegjësi për rastin e tij”, shkruan VOA.

Ne artikullin me titull: "Shqipëria dhe ligji që ndalon hyrjen në ShBA nën dyshimet për korrupsion", nenvizohet se "Vangush Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria që ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen". Para tij, e njëtja masë është marrë ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adritaik Llalla dhe ish deputetit socialist Tom Doshi.

Të fundit