Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Zëri i Amerikës kujton komisionin hetimor: Rama mbrojti Tahirin, ndaloi arrestimin e tij
Zëri i Amerikës ka shkruar për procesin gjyqësor të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një kronikë përmbledhëse me titull: "Tiranë, pritet vendimi i Gjykatës ndaj Tahirit", VOA raporton se avokatët e tij pretendojnë se ai ëshë i pafajshëm.
Në fund përmend edhe faktin se rreth një vit më parë, mazhoranca socialiste refuzoi arrestimin e tij me argumentin se "ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë".
Vendimi per ish-ministrin e plot-fuqishem pritet te jepet nga momenti ne moment nga Gjykata e Krimeve te Renda.
Shkruan Zëri i Amerikës:
Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot pasdite vendimin në procesin kundër ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda penale: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Duke qenë se zoti Tahiri ka pranuar gjykim të shkurtuar, atëherë dënimi i kërkuar nga Prokuroria përkthehet në 8 vite burgim.
Si zoti Tahiri dhe avokati i tij kanë këmbëngulur në pafajësi duke u shprehur se prokuroria dështoi të ofronte një provë konkrete në mbështetje të akuzave të ngritura. Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.
Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit të kaluar zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll shkurtin e kaluar.
- Artikulli i Zeri te Amerikes.