Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zëri i Amerikës për situatën në Shkodër: Në qytet mbretëron krimi. 9 të vrarë dhe 2 të zhdukur në një vit
Ekzekutimi para derës së shtepisë i dy vëllezërve Bilali ka rikthyer në vëmendje të mediave situatën e rëndë kriminale, që përballet qyteti i Shkodrës. Është ‘Zëri i Amerikës’, që raporton se qyteti kontrollohet nga bandat kriminale, prej më shumë se 25 vitesh.
“Në të vërtetë, grupet kriminale që veprojnë në Shkodër kanë një histori më shumë se 25 vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj. Gjatë viteve, disa prej grupeve u larguan nga skena pas vrasjes së drejtuesve të tyre. Mbijetuan grupet më të fuqishme, ato që ishin organizuar në bazë familje. Veprimtaria dhe mbijetesa e tyre deri më sot i dedikohet mosndërhyrjes në territoret dhe veprimtarinë e njëri-tjetrit dhe aftësisë për të mbështetur grupimet politike, herë të majta e herë të ndjathta, sipas rotacionit në qeverisje”.
Numri i të vrarëve deri tani shkon në 9-të ndërsa dy shtetas janë zhdukur dhe nuk dihet asgje për ta. Ndërkohë që zbulueshmëria nga organet ligj-zbatuese është mjaft e ulët. “Qetësia mes grupeve u përmbys në 13 janarin e vitit të kaluar, pas një atentati me lëndë shpërthyese të telekomanduar ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Sipas policisë, ai ishte një figurë e njohur e krimit në Shkodër. Në këtë atentat, të kryer fare pranë tregut më popullor të qytetit, mbetën të plagosur 8 përsona, mes të cilëve edhe vetë Kulla. Ngjarja u pasua nga atentate të njëpasnjëshme ku, deri tani, kanë mbetur të vrarë 9 përsona ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur”, shkruan ‘Zëri i Amerikës’, që reshton në mënyrë kronologjike gjithë ngjarjet kriminale.
- 13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.
- Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.
- 18 qershor, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.
- 15 korrik, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.
- 8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.
- 1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kaloronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shenjestrën.
- 14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.
- 20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura.
- 30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali.