Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: Shkodra peng i politikës, prej 30 vitesh nuk po e lë të zhvillohet

Zëri i Amerikës: Shkodra peng i politikës, prej 30 vitesh nuk po

Vendimi i Valdrin Pjetrit për t'u tërhequr nga marrja e detyrës së kryebashkiakut në Shkodër, ka krijuar rrëmujë në politikën shqiptare.

Kjo situatë mund të ishte shmangur, nëse Partia Socialiste do të ishte më e vëmendshme dhe nuk do të kandidonte kandidatë që do të sillnin kontestime. Zëri i Amerikës shkruan se nga kandidimi i Pjetrit, ajo që e pëson më shumë, është Shkodra.

"Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, bëhet i paqartë skenari si do të funksionojë pushteti vendor në Bashkinë e Shkodrës, pasi kryetares së deritanishme, Voltana Ademi, i përfundon mandati më 20 gusht. Pas kësaj, ajo nuk ka të drejtë vendimmarrje dhe as të firmosë për pagat e rreth 1200 punonjësve të bashkisë.

Situata e paqartë pritet të reflektojë edhe në jetën e qytetit dhe qytetarëve të tij. Ndërkohë, forcat politike do të vazhdojnë përplasjet se kush do të drejtojë Shkodrën, qytetin që politika vazhdon ta dominojë prej gati 30 vitesh duke cënuar zhvillimin e natyrshëm të tij dhe vetë jetën e qytetarëve.", analizon VOA.

Duhet thënë se në qytetin veriperëndimor gjatë 28 viteve të fundit të pluralizimit politik, socialistët nuk kanë fituar asnjëherë postin e kryetarit të bashkisë. Vetëm në zgjedhjet vendore të vitit 1996, demokratët u mundën nga një forcë e re politike, e sapo shfaqur në skenën politike, “E Djathta e Bashkuar Shkodrane”. Ndaj demokratët, të cilët pas 30 qershorit, nuk drejtojnë asnjë bashki, po luftojnë fort për të ruajtur bastionin e tyre, Shkodrën.

Të fundit