All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘Zëri i Amerikës’: Si qëndron e vërteta e Bujar Sheshit

‘Zëri i Amerikës’: Si qëndron e vërteta e Bujar
All - Paragraf - 1

Zëri i Amerikës’ i ka dedikuar një artikull lajmit që anëtari i KLP, Bujar Sheshi rezulton të ketë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, kur ishte adoleshent me emrin ‘Venusi’.

All - Paragraf - 3

Sipas ‘VOA’, Autoriteti është i bindur se, pavarësisht se emri i babait te Bujar Sheshit eshte ndryshen nga, emri i gjetur ne dosje, serish bëhet fjalë për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas një vendimi të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit, rezulton se është gjetur një dokument mbi një person me emrin Bujar Rasim Shesha i cili ka qenë bashkëpunëtor, me pseudonimin Venusi. Në gjeneralitete, babai i prokurorit rezulton me emrin Ramiz, por Autoriteti është i bindur se, pavarësisht këtij ndryshimi, bëhet fjalë për dosjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit, zoti Sheshi foli për një skenar që siç u shpreh, më shumë se sa kundër personit të tij, synon të godasë Këshillin e Prokurorisë në prag të ngritjes së strukturave të reja të Drejtësisë. Për çështjen reagoi dhe Prokuroria e Përgjithshme, e cila shpjegoi se zoti Sheshi nën përgjegjësinë e tij ligjore kishte plotësuar formularin ku mohonte të kishte qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit, dhe se pritja e përgjigjes nga Autoriteti, nuk ishte kriter pengues për të mos thirrur Asamblenë e prokuorëve nga e cila u zgjëdhën dhe anëtarët e Këshillit.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi gjithashtu hapjen e një hetimi për rastin, ndërsa vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shprehet në ditët në vijim”, shkruan ‘Zëri i Amerikës’.

Sheshi ka mohuar lajmin, duke shtuar se ne ditet ne vijim do te publikoje fakte qe hedhin poshte spekulimet qe e cilesojne si anetar te Sigurimit te Shtetit.

Të fundit