Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Zëri i Amerikës tregon lëvizjen e radhës të këshillit bashkiak në Shkodër: Ademi në situatë të vështirë
Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi do ta ketë mjaft të vështirë e me pikëpyetje ushtrimin e detyrës në ditët e ardhshme. Zëri i Amerikës raporton se Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Dega e Thesarit, ja kanë hequr zonjës Ademi të drejtën e firmës, duke njoftuar përfundimin e mandatit të saj me datën 20 gusht.
Tashmë, faturat e Bashkisë së Shkodrës firmosen nga njëri prej nënkryetarëve të bashkisë. Për më tepër sipas medias së financiar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është paralajmëruar për javën e ardhshme mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila ka gjasa të autorizojë një prej nënkryetarëve të kësaj bashkie të kryej funksionin e titullarit deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.
Situata në Bashkinë e Shkodrës mori një zhvillim të papritur më 13 gusht, kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, paraqiti para medieve disa dokumente të ardhura nga Italia, që dëshmonin se kryebashkiaku i sapo zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, ishte dënuar në vitin 2003 nga gjykata italiane për trafik të lëndëve narkotike dhe se ishte dëbuar nga Italia për një periudhë 10 vjeçare. Zoti Pjetri, i cili fillimisht i mohoi akuzat, me 15 gusht dha dorëheqjen nga marrja e mandatit të kryetarit të Bashkisë Shkodër, duke ia paraqitur dorëheqjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës.