Flash News

KRYESORE

“Zero ndërtime në Tiranë’, Arbi Mazniku: Deklaratat e Veliajt janë nxjerr nga konteksti

“Zero ndërtime në Tiranë’, Arbi Mazniku: Deklaratat e

Në fushatën zgjedhore të vitit 2015, kandidati për kryetar bashkie, Erion Veliaj pati deklaruar se nëse do të fitonte nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi në Tiranë. Megjithatë, ky premtim ka rënë pasi në qytet po ndërtohen një numër i madh kullash dhe pallatesh.

Mbi këtë çështje ka folur nën/kryetari i Bashkisë, Arbi Mazniku, i cili thotë se deklaratat e Veliaj janë nxjerr nga konteksti, pasi në atë kohë Tirana nuk kishte një plan të mirëfilltë urbanisti. Për Mazniku, ndërtimi i kullave ka populluar shumë zona dhe ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të qytetit.

“Deklaratat e tij më së shumti kanë dalë jashtë kontekstit. Ai thotë për sa kohë nuk ka një plan urbanistik dhe për sa kohë nuk do të sistemohet stoku i banesave nuk do të japim leje. Ne për herë të parë futëm në Tiranë zonën e Kasharit, zonën e parkut dhe zonën e Dajtit. Në atë kohë kishte 8-9 mijë apartamente të pashitura. Janë shitur ato dhe shumë të tjera. Në qoftë se dikush shkon në zonën e Astirit, çmimi është mbi 100 euro më shumë se një vit më parë. Apartamentet janë shitur”, tha Mazniku në emisionin “Tonight”.

Ne fund, ai shtoi se bashkia ka dhënë më pak leje sesa koha kur ky institucion drejtohej nga Lulzim Basha.

Të fundit