Flash News

KRYESORE

“Zero tolerancë”, Rama paralajmëron me foton e një hoteli ata që shkelin ligjin

“Zero tolerancë”, Rama paralajmëron me foton e një

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook foto të një hoteli të bllokuar në Qerret , pasi sipas kryeministrit ushtronte aktivitetin e tij në kundërshtim me ligjin “dhe në dëm të konkurrencës dhe konsumatorit”.

Kryeministri shkruan se koha e përfitimit abuziv ka marrë fund dhe ka paralajmeruar se të njejtin fund do të kenë të gjithë subjektet e tjera abuzive.

“Nuk jep kupon dhe mbyllesh 1 MUAJ në kulm të sezonit! A i’a vlen kjo kosto e shkeljes së ligjit?🤭Patjetër jo, por kush e merr përsipër të mashtrojë Konsumatorin dhe Shtetin, do të përballet me LIGJIN me #ZeroTolerancë”, shkruan Rama.

Edhe më herët gjatë ditës të sotme, Rama ka postuar foto nga aksioni kundër informalitetit në vend.

Të fundit