Flash News

KRYESORE

Zetori përplaset me motoçikletën, ndërron jetë një person

Zetori përplaset me motoçikletën, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Ngurrëz e Madhe të Lushnjes ku një zetor është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një person. Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 dhe për pasojë ka ndërruar jetë 76-vjeçari  Qerim Çela.

Sipas policisë ky i fundit ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Ndërkohë, drejtuesi i zetorit, 57-vjeçari me iniciale Beshir Çela është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet për rrethanat e aksidentit.

Të fundit