Flash News

KRYESORE

Zëvendësambasadori amerikan thotë se ku është dakord me Gjin Gjonin: Do vijojmë t’iu refuzojmë vizat të korruptuarve

Zëvendësambasadori amerikan thotë se ku është dakord me

Zëvendësamabsadori amerikan në detyrë, ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Fakultetin e Drejtësisë.

Në fjalën e mbajtur para studentëve, zyrtari amerikan përcolli tre mesazhe, teksa premtoi se SHBA-së do të jenë në krah të të gjithë studentëve të diplomuar që do të bëhen juristë dhe që do të kontribuojnë për një sistem gjyqësor transparent, të ndershëm dhe etik.

“Për të gjithë ata që do të bëhen juristë, Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë për aq kohë sa kontribuoni për një sistem gjyqësor transparent, të ndershëm dhe etik. Përkushtimi ynë ndaj këtyre parimeve dhe atyre që i mbrojnë ato, nuk do të lëkundet dhe nuk do të dobësohet kurrë. Jua premtojmë këtë!”, u shpreh zëvendësambasadori amerikan në detyrë.

Më tej, zëvendësamabsadori në detyrë, tha gjithashtu se është skort edhe me Gjin Gjonin, kut ha se leje prindërore nuk mund të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un. Ai shtoi gjithashtu se ambasada amerikane do të vazhdojë t’iu refuzojë vizat zyrtarëve të korruptuar.

“Mesazhi i tretë, vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme.  Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.

Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion që fjalët tona të mbështeten me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin. Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë”, u shpreh zëvendësambasadori amerikan në detyrë.

 

Të fundit