Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Zëvendësimi i opozitës në Kuvend, ‘Deutsche Welle’: Do nxirrte problemin e cilësisë së qeverisjes
Zhvillimet politike në Tiranë po ndiqen me vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar përshkallëzimin e tensionit midis opozitës dhe mazhorancës.
Deutsche Welle, media gjermane, i ka kushtuar vëmendje edhe skenarëve të mundshëm që mund të vihen në zbatim pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve. ‘DW' raporton se i mundshëm është edhe skenari që mandatet e opozitës t’i kalojnë kandidatëve të Partisë Socialiste, kjo do të nxirrte problemin e cilësisë së qeverisjes.
“Lista e PD rezulton të jetë më 194 kandidatë, nga të cilët fituan vetëm 43, që do të thotë se ka 151 kandidatë që mund të zëvendësojnë 43 të ikurit potencialë. Kodi Zgjedhor parashikon që nëse asnjë prej tyre nuk pranon mandatin duke iu bindur vendimit të PD, atëhere 43 deputetët opozitarë zëvendësohen me kandidatë nga lista e PS. Por ky skenar nxjerr problem cilësinë e qeverisjes, që ulet ndjeshëm në një parlament ku opozita ose nuk përfaqësohet ose përfaqësohet fare dobët”, raporton kjo media.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shpalosur kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore që do të realizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.