Flash News

KRYESORE

Zëvendësimi i prefektëve, reagon Basha: Janë 12 anëtarët e rinj të bandës

Zëvendësimi i prefektëve, reagon Basha: Janë 12

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas prezantimit nga kryeministri Edi Rama të 12 prefektëve të rinj. Basha e konsideron këtë lëvizje si përpjekje të dëshpëruar të Ramës për çuar vëmendjen dikur tjetër, larg nga skandali i madh i narko-shtetit.

“Llustraxhiu doli sot me 12 shërbëtorë të rinj, në një përpjekje të dëshpëruar për ta çuar vëmendjen diku tjetër, i zenë siç është nga skandali i madh i narko-shtetit, shprehet Basha.

Kryeopozitari thekson se 12 prefektët janë 12 anëtarët e rinj të bandës dhe ndonëse disa prej tyre nuk janë nisur me atë qëllim, shumë shpejt do e shohin veten si shërbëtorë të Habilajve dhe familjeve mafioze.  

“Po ç’lidhje kanë ca të emëruar, që as nuk do të marrin frymë pa lejen e tij, kur pushtetin e vërtetë ai e ndan me kupolën mafioze e me oligarkët e tenderave. Siç janë punët, 12 prefektët janë 12 anetarët e rinj të bandës. Ndoshta, ka prej tyre që nuk janë nisur me atë qëllim, por shpejt, do ta shohin veten si noterë e shërbëtorë të habilajve e familjeve mafioze që janë realisht prefektët e Edi Ramës në 12 qarqët e vendit”, shprehet kreu i demokratëve.

Rama i 2015-ës dhe Rama i 2017-ës, si ndryshoi qëndrimi i kryeministrit për prefekturat

Prolil/Kolonelja e parë në Shqipëri që u emërua prefekte e Tiranës

Të fundit