Flash News

KRYESORE

Zëvendëskryeministri i Kosovës: Demarkacioni do të përmbyllet në janar

Zëvendëskryeministri i Kosovës: Demarkacioni do të

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është shprehur i bindur se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, do të përfundojë në muajin që vjen me një varianti i cili do të respektojë interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ai nuk ka treguar se cila është forma që do t’i kënaq si qytetarët e Kosovës ashtu edhe Malin e Zi, por tha se çështja e demarkacionit do të përmbyllet shumë shpejt.

“Demarkacioni do të përmbyllet, unë pres që muajin e ardhshëm do të shkojmë dhe do ta kemi shumicën në parlamentin e Kosovës për të përmbyll këtë çështje. Demarkacioni do të jetë , do të jetë variant i cili do t’i respekton interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi. Ne po punojmë që kur të shkojmë në Parlament të gjithë t’i duartrokasin variantit që do ta dërgojmë.

Do të duartrokitet nga qytetarët e Kosovës po edhe nga miqtë tanë. Dhe përfundimisht ta mbyllim këtë temë . Ne po punojmë në atë drejtim. Duke i respektuar interesat e dy vendeve. Nga ky proces asnjë vend nuk del i humbur përkundrazi Kosova dhe Mali i Zi nga ky proces do të dalin edhe më të fuqishëm në marrëdhëniet e tyre ndërshtresore”, ka thënë Limaj për GazetaBlic.

Të fundit