Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zëvendëskryeministri kundër FSHF-së: E kanë mendjen vetëm te paratë
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit se e ka mendjen vetëm te paratë, pas vendimit të saj për të nxjerrë në shitje e emrin e stadiumit të ri kombëtar që po rikonstruktohet në Tiranë.
Stadiumi është quajtur “Qemal Stafa” dhe sipas Braçes një emër i tillë nuk mund të tregtohet. Zv/kryeministri kujton në Facebook se ai ka qenë një figurë e rëndësishme, pasi ka themeluar partinë Komuniste.
“Përse FSHF nuk tregton emrin e Superligës? Po të Kupës? Përse nuk i afrohet asnjë tregëtar dy produkteve kryesore të FSHF-së? Të jetë ligji për financimin e sportit arsyeja?
Qemal Stafa është figura më e pastër e Luftës së Dytë Botërore në këtë vend; Është mishërimi i qartë i gjithë sa thashë më sipër. Eshte nje shqiptar i madh! Ai nuk mund të tregtohet! Gjithkujt qe tani po behet gati për atë pyetjen standarde-po ç’lidhje ka me sportin, futbollin, dua ti them me te shpejte se, pas kaq shume vitesh në atë stadium, futbolli, fitoret me te bukura, janë të lidhura me Qemal Stafën!
Mos harroni shembullin e Anfield ne Liverpool; Tribuna e famshme e tij ka emrin e një kompanie luftëtarësh!”, shkroi Brace.