Zëvendësministri i Mbrojtjes komenton Metën: Mua mu duk i menderosur

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka gjetur një përcaktim jo normal për presidentin Ilir Meta, ndërsa ka komentuar të folurën e tij në konferencën e fundit për shtyp.

Atij iu duk i frikësuar kreu i shtetit.

“Mua presidenti mu duk i menderosur, një situatë frike që është munduar ta kalojë me ngritje zëri. Ishte leximi i një komunikate në një miting. Ajo ishte një komunikatë për shtyp që mund ta lexonte edhe zëdhënësi i Presidentit. Është në një pozitë shumë të vështirë. Skema me Muçin i dështoi. Ky që ne shohim këtu është Ilir Meta i vërtetë”, tha Petro Koçi.