Flash News

KRYESORE

Zëvendësoi prefektin pas shkarkimit, Lamallari del në terren: Ç’do të bëj ndryshe për Shkodrën

Zëvendësoi prefektin pas shkarkimit, Lamallari del në terren:

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka nisur punën pasi u ngarkua të shtunën me detyrën e koordinimit dhe drejtimit të përpjekjeve të degëve territoriale në qarkun e Shkodrës, lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19.

Lamallari mori këtë detyrë pas shkarkimit nga Këshilli i Ministrave të prefektit Çesk Millja.

Në një deklaratë për mediat, Lamallari u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e kërkuara së pari për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe ta marrin më seriozisht situatën e krijuar.

“Ajo që unë do bëj ndryshe është të garantojmë zbatimin e këtyre masave , tu bëjmë thirrje qytetarëve me gjithë mënyrat e mundshme që të ndërgjegjësohen dhe të zbatojnë këto masa për shëndetin e tyre.

Ju lutem respektoni këto masa, nuk janë masat e policisë, bashkisë, por për jetën tuaj dhe vetëm mirëkuptimi dhe bashkëpunimi juaj do garantojë që Shkodra të ketë një trend ulës për rastet e infeksioneve dhe nuk do ketë përhapje të armikut të padukshëm me të cilin nuk bëhet shaka. Për disa pasojat mund të jenë fatale, ndaj merreni seriozisht dhe respektoni distancën dhe nevojën për të dalë kur e kanë të domosdoshme sipas aplikimeve”, tha zv.ministri i Brendshëm.

https://politiko.al/shkodra-vater-infeksioni-keshilli-i-ministrave-shkarkon-prefektin-millja-verejtjet-nuk-iu-adresuan-vetem-bashkise/

Të fundit