Flash News

KRYESORE

Zgjat 60 minuta, zbardhet takimi i thirrur nga Meta me Lulzim Bashën, ja ç’u diskutua

Zgjat 60 minuta, zbardhet takimi i thirrur nga Meta me Lulzim Bashën, ja

Ka zgjatur rreth 60 minuta takimi i thirrur nga presidentit Ilir Meta me partitë opozitare.

Pas situatës së tensionuar politike dhe protestave të organizuara me shembjen e teatrit, Meta priti sot në takim partitë e opozitës së bashkuar.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Basha pas takimit.

Të fundit