Flash News

KRYESORE

'Zgjat veten me photoshop kot', Alketa "i shet mend" komentuesit

Alketa Vejsiu është shumë e ndjekur në rrjetet sociale por shumë edhe e kritikojnë. Në postimin e fundit, Alketa shfaqet në një pamje të mrekullueshme, e veshur vetëm me një këmishë duke ekspozuar shalët e gjata.

Mirëpo, një nga ndjekësit e saj mendon se ajo i a bërë me photoshop për t`i zgjatur dhe ndaj i ka komentuar:

“S’e kuptoj pse e zgjat veten me photoshop kot, sepse të kam parë dhe live dhe s’je ndonjë 2-metroshe…as e shkurtër nuk je, por që dhe kaq sa i bën fotot jo e jo!”

Në fakt, Alketa i ka këmbët shumë të holla dhe ndaj mund të krijojë këtë efekt në foto, prandaj edhe i ka shitur mend përmes përgjigjes:

“Do t’i shkurtoj herës tjetër. Do dal pa këmbë fare në foto. Në jetë s’kam ç’ti bëj. I kam 172 cm nga natyra, dhe 182 me taka!”

Të fundit