Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë, komunat e mëdha shkojnë në balotazh

Zgjedhjet në Kosovë, komunat e mëdha shkojnë në

Në Kosovë po vazhdon procesi i numërimi të votave ndërkohë që 20 komuna tashmë kanë zgjedhur kryetarët e tyre ndërsa 18 të tjera pritet të shkojnë në raundin e dytë të votimeve që pritet të mbahet më 19 nëntor.

Në bazë të rezultateve, të publikuara në shumicën e komunave më të mëdha, kandidatët për kryetarë të komunave do të shkojnë në balotazh.

Sipas KQZ-së në balotazh shkojnë:

Në Prishtinë: Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi.

Në Prizren: Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskukanga.

Në Gjilan: Lutfi Haziri dhe Sami Kurteshi.

Në Ferizaj: Agim Aliu dhe Muharrem Sfarqa.

Në Mitrovicën jugore: Valdete Idrizi dhe Agim Bahtiri.

Në Gjakovë: Mimoza Kusari Lila dhe Ardian Gjini.

Në Pejë, pritet që Gazmend Muhaxhiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës të konfirmohet si fitues pa balotazh, por mbetet të pritet rezultati përfundimtar.

 

Të fundit