Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e anëtarëve të KLP e KLGJ, Bylykbashi përmend emrat: 7 kandidatëve s’u është bërë vetting

Opozita ka reaguar herë pas here për zgjedhjen e anëtarëve të KLP-së e KLGJ-së, si në kundërshtim me ligjin. Bylykbashi shprehet se 7 prej 10 kandidatëve nuk u është bërë vetting. “Lista e këtyre kandidatëve është e korruptuar, politikisht sa i përket procesit”, u shpreh ai.

Sipas Bylykbashit, Nurian Seiti ka marrë pjesë rregullisht në gjyqe politike duke dënuar qytetarët e duke bërë propagandë pasi ata kanë tentuar të ikin nga Shqipëria.

Genti Ibrahimi, sipas tij, ONM konstaton se nuk përmbush kushtin e periudhës 5-vjeçare si pedagog në Magjistraturë, ndërsa e ka skualifikuar për mospërmbushje të kriterit ligjor.

Bylykbashi përmendi dhe Alfred Ballën, i cili është përjashtuar nga ONM për mospërmbushje të kritereve ligjore dhe për plagjaturë. Ndërsa Naureta Llagani në konflikt interesi me institucionet përzgjedhëse, nuk verifikon me dokumente që ka qenë pjesë e shoqërisë civile. Bylykbashi përmendi edhe emrin e Maksim Qokut, që sipas tij ai është pjesë e organeve drejtuese të partive politike në 10-vjeçarin e fundit.

Sipas deputetit demokrat dhe Fatmira Luli ka kryer dënime politike qytetarët të cilët kanë marrë pjesë në protestën e shembjes së bustit të Enver Hoxhës.

Të fundit