Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Zgjedhja e Çelës, Euractiv: Reforma gjyqësore e monitoruar nga SHBA e BE, t'i japin fund pandëshkueshmërisë për politikanët
‘Euractiv, një media e specializuar për politikat e BE ka komentuar zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokurorit të ri me mandat 7-vjeçar.
“Shqipëria zgjedh kryeprokurorin e trajnuar nga Perëndimi si pjesë e reformave gjyqësore”, titullohet artikulli.
“Parlamenti i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çela si prokuror të përgjithshëm të enjten (5 dhjetor) si pjesë e reformave gjyqësore të kërkuara nga Perëndimi që kanë për qëllim të nxjerrë gjykatës të korruptuar.
Bashkimi Evropian i ka thënë Shqipërisë reformat duhet të mbeten një përparësi kryesore nëse dëshiron të anëtarësohet në bllok dhe gjyqësori duhet të ketë dhëmbë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Në një proces të monitoruar nga ekspertë evropianë dhe amerikanë, 800 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë do të verifikohen në mënyrë që të largojnë zyrtarët e korruptuar gjyqësor dhe t'i japin fund pandëshkueshmërisë për politikanët.
Deri më tani, shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe Kushtetuese janë larguar nga puna, duke bërë që shumë shqiptarë të thonë se kishin të drejtë ta shikonin gjyqësorin si të korruptuar. Sidoqoftë, opozita thotë se qeveria po përpiqet të ushtrojë kontroll të padrejtë mbi sistemin gjyqësor të reformuar.
Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse ndërtuesit shtuan kate pa leje në banesat e rrëzuara nga një tërmet që vrau 51 njerëz më 26 nëntor. Çela, 44 vjeç, flet katër gjuhë dhe është trajnuar në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara se si të luftojë krimin e organizuar”, shkrihet në artikull.