Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e Gramoz Ruçit,Rama: Kundërshtarët janë hipokritë, spiunë birucash... Nuk meritojnë respekt!

Zgjedhja e Gramoz Ruçit,Rama: Kundërshtarët janë

Kryeministri Edi Rama eshte pergjigjur edhe per kritikat qe kane ardhur pas zgjedhjes se Gramoz Rucit si kryetar i Kuvendit te Shqiperise. Ne bashkebisedimin me gazetaret ne Velipoje, Rama tha se kush ndihet i provokuar nga zgjedhje e Rucit, eshte nje hipokrit.

Të përndjekurit s’jane disa spiune birucash qe marrin përsipër të flasin publikisht në emër të ish-të përndjekurit politik, është një shtresë që ka disa figura të respektueshëm e s’kanë lidhje me zërat që financoghen. Kush ndjehet i provokuar nga zgjedhja e Gramozit dhe s’është ndjerë me Saliun 27 vjet, për mua është thjesht një hipokrit që s’meriton asnjë respekt kaq e thjeshtë është kjo histori dhe vazhdimi i kësaj marrëzie edhe në nivelin e opozitës me komunizma dhe antikomunizma, kur jemi në 2017 eshte jo vetëm shprehje e boshllëkut të madh që PD duhet ta mbushë me vizionin për të ardhmen me programin për të qenë një alternativë me sfida për t’u përballu me konkurentin që jemi ne, përndryshe kjo është një budallëk i madh”, tha Rama.

Duke u ndalur në praktikë tek marrëveshja për zgjedhjet e 25 qershorit, Rama tha se: “Kjo mbetet për tu parë, për tu diskutuar. S’kam ndonjë paragjykim për këtë, pavarësisht se ka pasur disa probleme, por marrëveshja dhe ajo çfarë solli është një e mirë e madhe pasi ka prodhuar zgjedhjet më të qeta dhe më të lira. Që nga fakti që territori nuk u ndot me flamuj e postera. Njerëzit e kanë vlerësuar marrëveshjen. S’kam ndonjë kundërshti që ta shohim edhe këtë”,- shtoi ai.

Astrit Patozi reagoi dje per takimet e kryeministrit Rama me kabinetin e ri qeveritar ne Llogora e Velipoje, kur tha se pamjet qe jane shperndare nga keto takime, duhet te mbahen mend mire pasi mund te jete hera e fundit qe i shohim ministrat bashke ne publik.

 Kete reagim e ka komentuar edhe Rama sot i pyetur nga gazetaret ne nje bashkebisedim me Velipoje.

“S’më bëjnë përshtypje kritkat e tyre, as te Bregut as te Patozit ndaj qeverisë, po ti shikoni janë të ngjashme si dy pika uji, ata janë në garë me njeri-tjetrin se kush e shan më bukur qeverinë, nuk merren me argumente…pse ku do shkojnë ministrat?”, tha Rama

 

Të fundit