Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e Kryeprokurores e fiksuar. Politiko e publikoi emrin e Arta Markut para një jave

Zgjedhja e Kryeprokurores e fiksuar. Politiko e publikoi emrin e Arta Markut

Plot një javë më parë Politiko.al botonte lajmin se Kryeprokurore e re e përkohëshme e Përgjithshme do të zgjidhej Arta Marku. Mbështetur në informacione të burimeve të besuara, Politiko e bëri 'fakt të kryer' zgjedhjen e Markut në krye të institucionit të akuzës.

Një javë më vonë burimet e saj dhe Politiko nuk u përgënjeshtruan nga votimi i jashtëzakonshëm në parlament dhe vendimi i Ramës për të mbështetur kandidaturën e prokurores së Shkodrës.

Precedenti nuk theksohet për të nxjerrë në pah aftësinë gazetareske të Politiko, por në të kundërt, për të shpallur zgjedhjen politike dhe të njëanëshme të mazhorancës. Nëse një gazetë online si Politiko e dinte të hënën e shkuar, kur duhet ta ketë ditur apo marrë vendimin Kryeministri Rama me të tijtë?

Të fundit